Prishtinë, 10 shtator 2025
Prishtinë- Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 16 shtatorin 2025 si datë për mbajtjen e seancës fillestare ndaj Jelena Gjukanoviq- zyrtare e misionit të OSBE-së në Kosovë, e cila ngarkohet për spiunazh.
Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Melihate Gashi, zëdhënëse e Gjykatës.
“Referuar kërkesës tuaj lidhur me seancën fillestare rreth rastit të J.Gj., nga gjyqtari i çështjes jemi njoftuar se lidhur me rastin, seanca e shqyrtimit fillestarë është caktuar të mbahet me datë 16.09.2025 në orën 09:00”, tha Gashi.
Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 4 shtator 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Gjukanoviqit, e cila ngarkohet se ka ndihmuar me informacione Agjencinë për Inteligjencë dhe Siguri të Republikës së Serbisë.
“J.GJ. akuzohet se nga data e pacaktuar, e deri në momentin e arrestimit më 28.02.2025, në cilësinë e zyrtares të Misionit të OSBE-së në Kosovë, me vetëdije dhe me dashje ka kryer veprime të përsëritura që përbëjnë ndihmë aktive për veprimtarinë informative të një shërbimi të huaj, konkretisht të Agjencisë për Inteligjencë dhe Siguri të Republikës së Serbisë”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.
Gjukanoviq ngarkohet se ka siguruar dhe shpërndarë dokumente dhe informacione të ndjeshme për interes të BIA-s.

Më 17 nëntor vendimi për Thaçin në rastin e pengimit të drejtësisë
Vrasje, dëbime dhe spastrim etnik: Prokuroria ngrir aktakuzë për krime lufte në Zveçan
Kurti: Serbia fsheh krimet dhe mbron kriminelët, duhet trysni ndërkombëtare
Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Kosovës i shtohen 13 objekte në listën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore
BE-ja miraton sanksione të reja ndaj Rusisë