Prishtinë, 09 shtator 2025
Drejtori i përgjithshëm i PK-së kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë, priti në takim zëvendës drejtorin e UNDP-së z. Dudley Tarlton, ku edhe u bë pranim-dorëzimi i një donacioni nga UNDP. Ky donacion synon përforcimin e kapaciteteve për sigurinë publike dhe kontrollin kufitar. dhe me këtë rast Kolonel Hoxha shprehu falënderimin ndaj UNDP-së, pasi që përmes këtij donacione për herë të parë në Policinë e Kosovës është zhvilluar dhe funksionalizuar platforma e-Learning (mësimi virtual), ku policia ka përfituar edhe trajnime të dedikuara për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e trajnimeve të reja në këtë platformë.
Po ashtu në këtë ceremoni të pranim- dorëzimit policia ka pranuar softuerë/licenca të avancuara iBase dhe Analyst Notebook, të cilët mundësojnë mbledhjen dhe analizimin e informatave mbi rastet që lidhen me armë zjarri, municion dhe eksplozivë dhe që edhe më tutje do të ngritin efikasitetin e Pikës Kryesore të Armëve (FFP).
Përveç kësaj, 25 skanerë dore do të përdoren për kontrolle më efikase në pikat kufitare, vijën e gjelbër dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, duke rritur kapacitetin operacional dhe sigurinë e qytetarëve. Përmes këtij donacioni forcohet bashkëpunimin ndërinstitucional i cili kontribuon në zhvillimin e një sistemi policor më modern dhe të avancuar.

Më 17 nëntor vendimi për Thaçin në rastin e pengimit të drejtësisë
Vrasje, dëbime dhe spastrim etnik: Prokuroria ngrir aktakuzë për krime lufte në Zveçan
Kurti: Serbia fsheh krimet dhe mbron kriminelët, duhet trysni ndërkombëtare
Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
BE-ja miraton sanksione të reja ndaj Rusisë
Kurti: Partneriteti strategjik me SHBA-në mbetet prioritet i Kosovës