Prishtinë, 08 shtator 2025
Pas humbjes së thellë nga Zvicra në hapje të kampanjës kualifikuese për Botërorin 2026, Kombëtarja e Kosovës ka premtuar reflektin në duelin kundër Suedisë.
Ndeshja Kosovë – Suedi, luhet sot prej orës 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe i takon xhiros së dytë të Grupit B kualifikues.
“Dardanët” e nisën ciklin kualifikues me disfatë 4:0 në Basel kundër Zvicrës të premten e shkuar, ndërsa selektori Franco Foda pret paraqitje dukshëm më të mirë ndaj Suedisë.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes, jo vetëm Foda por edhe mbrojtësi i krahut, Mërgim Vojvoda, kanë insistuar se duan fitoren për të reaguar pas humbjes së thellë në Basel.
Të dy kanë vlerësuar lart kundërshtarët, sikurse edhe selektori i Suedisë, Jon Dahl Tomasson që ka pasur fjalë të mëdha për “Dardanët”.
Për dallim prej Kosovës që e nisi me humbje kampanjën kualifikuese, Suedia në xhiron e parë barazoi 2:2 në udhëtim te Sllovenia.
Tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri” do të jenë të stërmbushura për këtë ndeshje, pasi tashmë janë shitur të gjitha biletat.
Kosova do të jetë pa kapitenin Amir Rrahmani të lënduar, ndërsa te Suedia nuk dihet nëse Alexander Isak do të aktivizohet prej fillimit përkrah Viktor Gyokeresit në fazën ofensive.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit