Prishtinë, 07 shtator 2025
Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka thënë se skuadra që ai e drejton do të luajë kundër Suedisë më mirë se sa ndaj Zvicrës.
Kosova të hënën do të përballet me Suedinë në kualifikimet për Botërorin 2026. Deri te kjo ndeshje vjen pas një humbje prej 4-0 nga Zvicra.
Tekniku gjerman është shprehur i vetëdijshëm që kombëtarja skandinave është favorite, por ai ka thënë se e rëndësishme është që Kosova të luajë ndryshe nga ndeshja me Zvicrën.
“Ne kemi analizuar të gjitha gabimet në ndeshjen me Zvicrën. Ne jemi të vetëdijshëm që Zvicra është një kombëtare e fortë. Nuk kemi mundur ta zbatojmë lojën tonë në ndeshjen me Zvicrën, por në pjesën e dytë kemi luajtur më mirë. Jam i bindur që kundër Suedisë do të luajmë shumë më mirë. Jemi në shtëpi dhe do të shohim t’i kënaqim shikuesit, sikurse në ndeshjet e kaluara që i kemi fituar. Ne e kemi analizuar ndeshjen e Suedisë, ka skuadër shumë të mirë me lojtarë shumë të mirë. Është e qartë që Suedia është favorite, por për mua është e rëndësishme që ne të bëjmë një tjetër ndeshje”, ka thënë ai. “Ndaj Zvicrës në pjesën e dytë kemi luajtur shumë mirë, dhe për ne është me rëndësi që të synojmë ta fitojmë këtë ndeshje”.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit