Basel 05 shtator 2025
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka premtuar lojë sulmuese dhe atmosferë të zjarrtë në Basel, ku pritet përkrahje e madhe nga diaspora derisa skuadra helvetike do të ndeshet me Kosovën.
Ndeshja Zvicër – Kosovë do të zhvillohet të premten, nga ora 20:45, në stadiumin “St. Jakob Park”.
Para ndeshjes, Foda dhe futbollisti Vedat Muriqi janë shfaqur paramediave.
“Kam dëgjuar se gjithmonë ka pasur atmosferë të mirë në ndeshjet ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës. Shpresoj që të kemi sa më shumë tifozë në anën tonë dhe është detyra jonë t’i kënaqim me lojë. Do të luajmë më hapur dhe synojmë presing të lartë për të arritur rezultat pozitiv”, ka thënë Foda.
Optimist është paraqitur edhe sulmuesi Vedat Muriqi, i cili pret fitore ndaj Zvicrës. “E njohim kundërshtarin dhe pikat e tyre të dobëta. Atmosfera në ekip është e jashtëzakonshme. Jemi të gatshëm dhe shpresojmë të gëzojmë tifozët. Besoj se do të dalim fitues”, ka thënë Muriqi.
Ai ka uruar që përgjegjësinë e sulmit në të ardhmen ta marrin Albion Rrahmani dhe Fisnik Asllani. “Besoj se ata do ta thyejnë rekordin tim të golave te Kosova. Uroj të jenë tandemi i ardhshëm i ekipit tonë”, ka thënë futbollisti i Mallorca.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë