Gjilan, 31 gusht 2025
Sot janë bërë tri javë nga vrasja e trefishtë në Komunën e Gjilanit.
Lidhur me këtë vrasje, si të dyshuar po kërkohen Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Engjull dhe Edonis Shkodra.
Policia i ka shpallur në kërkim por ata gjenden ende në arrati, teksa nuk kanë arritur ende të kapen.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha se po punohet intensivisht që të dyshurit të kapen.
“Po punohet intensivisht për lokalizimin e të dyshuarve. Në momentin që ka ndonjë zhvillim lidhur me rastin, menjëherë do t’ju njoftojmë”, deklaroi Hashani.

Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë