Luksenburg, 28 Gusht 2025
Kampionia e Kosovës, Drita, do ta përfaqësojë futbollin kosovar në garat evropiane për sezonin e rregullt.
Drita, do të jetë pjesë e fazës së ligës të Ligës së Kampionëve, garë në të cilën u kualifikua të enjten mbrëma.
Për Dritën, kjo është hera e parë që do të paraqitet në njërën prej tri garave të UEFA-s dhe me kualifikim në Ligën e Konferencës, i ka siguruar edhe mbi 3 milionë euro.
Drita në fazën “play-off” të Ligës së Konferencës, eliminoi kampionin e Luksemburgut, Differdangen me rezultatin e përgjithshëm 3:1.
Pas fitores 2:1 në ndeshjen e parë të luajtur javën e shkuar në Prishtinë, Drita triumfoi 1:0 edhe në duelin e kthimit në Luksemburg.
Golin e vetëm, që konfirmoi fitoren për Dritën dhe doli të jetë historik, e shënoi Besnik Krasniqi që realizoi në minutën e 62-të nga pika e bardhë pas penalltisë që e siguroi Veton Tusha.
Differdange ndeshjen e përfundoi me një futbollist më pak, pasi në minutën e tretë të takimit u përjashtua direkt me karton të kuq, Andreas Buch.
Drita, tani bëhet vetëm ekipi i dytë nga Kosova që do të paraqitet në Ligën e Konferencës, garë në të cilën për dy sezone rresht u paraqit skuadra e Ballkanit.
Skuadra gjilanase rrugëtimin në kualifikimet evropiane në garat evropiane, e nisi në fazën e parë të Ligës së Kampionëve, ku eliminoi pikërisht Differdangen, përpara se të eliminohet nga Copenhageni në raundin e dytë.
Kualifikimet i vazhdoi në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës për t’u eliminuar nga Steaua e Bukureshtit, dhe në fund për të prekur Ligën e Konferencës pasi kaloi me sukses fazën “play-off”.
Krahas Dritës, këtë sezon në kualifikimet e garave evropiane, Kosovën e përfaqësuan edhe Ballkani, Prishtina e Malisheva, që u eliminuan herët.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri