Heidenheim, 28 Gusht 2025
Leart Paqarada është futbollisti më i ri i skuadrës së Heideneheimit, që bën gara në Bundesligën e Gjermanisë.
Paqarada, të enjten është prezantuar tek Heidenheimi, ekip që nuk ka dhënë detaje rreth marrëveshjes me Kolnin për transferimin e 30-vjeçarit.
Me ekipin e Heidenheimit, Paqarada ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2027 dhe ka thënë se ndihet shumë i lumtur me këtë lëvizje në karrierë.
“Jam i lumtur që ky veprim funksionoi kaq shpejt dhe mezi pres sfidën e re. Me përvojën dhe mentalitetin tim, dua të na ndihmoj të arrijmë qëllimin tonë të madh për të qëndruar së bashku në ligë. Mezi pres të filloj menjëherë dhe të bëhem shpejt pjesë e ekipit”, tha Paqarada.
Heidenheimi në xhiron e parë ka pësuar humbje në Bundesligë, ndërsa këtë vikend luan në udhëtim kundër skuadrës së Leipzigut.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri