24 gusht, 2025
Nën qiellin e Prizrenit, 41 të rinj nga vende të ndryshme – shqiptarë, serbë, palestinezë, izraelitë dhe amerikanë – kaluan shtatë netë së bashku në një kamp kushtuar dialogut dhe ndërtimit të paqes, organizuar nga Organizata Kosovare për Talent dhe Arsim (TOKA).
Pjesëmarrësit ndanë përvoja, sfida dhe diskutuan tema të ndjeshme, përfshirë konfliktet në Lindjen e Mesme. Për 17-vjeçarin palestinez Mohammad Shibli, që jeton në Jerusalem, kampi tregoi një realitet ndryshe nga ai që shpesh shfaqin mediat: “Mediat thonë se serbët e shqiptarët nuk flasin mes vete, por unë pashë që ata jo vetëm flasin, por edhe bëhen miq”.
Edhe izraeliti Jonathan Holzer Zelenko, 15 vjeç, theksoi rëndësinë e miqësive të reja: “Kam mësuar për kultura të ndryshme dhe kuptuar më mirë jetën e njerëzve në Kosovë, Izrael e SHBA. Ishte një përvojë e jashtëzakonshme”.
Drejtoresha e TOKA-së, Hatixhe Zeka, tha se përkundër vështirësive dhe luftës që shpërtheu në Izrael pak para fillimit të kampit, pjesëmarrësit arritën të udhëtonin dhe ta realizonin këtë projekt. “Nuk ka pasë grup më të bashkuar”, theksoi ajo.
Kampistët vizituan edhe Rugovën ku sfiduan veten në rrugën e ngjitjes “Via Ferrata” dhe në fund organizuan debate diplomatike në Prishtinë mbi tema si zgjerimi i BE-së, luftërat tregtare dhe Revolucioni i Iranit.
Sipas mësuesit dhe themeluesit të organizatës “Debate for Peace”, Steven Aiello, kampi arriti “një mrekulli të vogël”, duke treguar se dialogu dhe respekti i ndërsjellë janë ura që mund të lidhin të rinjtë nga realitete të ndryshme.

Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Kosova dhe Hungaria thellojnë bashkëpunimin në fushën e bibliotekave
Filharmonia e Kosovës shkëlqen në skenën e Krakovit
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit