23 gusht 2025
Kosova, e njohur për trashëgiminë historike, kulturën dhe peizazhet natyrore mahnitëse, shihet nga ekspertët si një vend me potencial të madh për zhvillimin e turizmit. Megjithatë, sektori vazhdon të jetë në fazat fillestare dhe me mundësi të shumta të pashfrytëzuara.
Sipas Luan Bajramajt, nënkryetar i Odës së Hotelerisë së Kosovës, turizmi malor dhe rural ka filluar të marrë hov, ndërsa kapacitetet për akomodim janë të mjaftueshme për të plotësuar kërkesat e vizitorëve.
Nga ana tjetër, Baki Hoti, kryetar i Unionit të Turizmit të Kosovës, tha se Kosova shpesh vizitohet nga turistë të huaj vetëm si pjesë e paketave ballkanike apo evropiane, por kjo është një mundësi e rëndësishme për ta promovuar vendin si destinacion të veçantë.
Udhërrëfyesja Lavdi Zymberi theksoi se vizitorët shpesh habiten kur e shohin Kosovën si një vend normal dhe të zhvilluar, ndryshe nga perceptimet që kanë pasur më parë.
Një ndër atraksionet kryesore mbetet Muzeu Etnologjik në Prishtinë, i cili sipas ciceronit Bekim Xhemili, ofron një pasqyrë të plotë të historisë së qytetit dhe kulturës së Kosovës.
Edhe pse disa turistë e kanë perceptuar Kosovën si një vend të pasigurt, ata që e kanë vizituar e përshkruajnë atë si një “thesar të fshehur në Ballkan”, duke vlerësuar kulturën dhe mikpritjen.
Ekspertët theksojnë se me bashkëpunim dhe promovim të vazhdueshëm, Kosova mund të pozicionohet si një destinacion atraktiv dhe i qëndrueshëm turistik në rajon.

Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Kosova dhe Hungaria thellojnë bashkëpunimin në fushën e bibliotekave
Filharmonia e Kosovës shkëlqen në skenën e Krakovit
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit