Tri Skuadrat kosovare kanë mësuar emrat e kundërshtarëve të tyre në kuadër të kualifikimeve në garat evropiane.
Drita e Gjilanit do të përballet me kampionin e Luksemburgut, Differdange 03, në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e parë do të zhvillohet më 8 apo 9 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa e kthimit më 15 apo 16 korrik në Luksemburg.
Ndërsa Prishtina do të përballet me skuadrën e njohur moldave, Sheriff Tiraspol, në raundin e parë kualifikues të Ligës së Evropës.
Liga e Evropës është gara e dytë kontinentale për nga rëndësia.
Sheriffi do të jetë vendas në ndeshjen e parë, ndërsa Prishtina në të dytën. Ndeshjet e raundit të parë kualifikues të Ligës së Evropës janë më 10 e 17 korrik.
Prishtina paraqitet në Ligën e Evropës si fituese e Kupës së Kosovës në futboll.
Ndërasa Vikinguri i Islandës do të jetë kundërshtari i parë i Malishevës në Ligën e Konferencës.
Malisheva e mbylli sezonin në vendin e tretë në edicionin 2024/2025 në Superligën e Kosovës në futboll.
Shorti për raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës u tërhoq të martën pasdite në Nyon të Zvicrës.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000