Tiranë, 16 Gusht 2025
Dinamo City konfirmon largimin e Baton Zabërgjes – karrierën e vazhdon në Ukrainë
Dinamo City e Tiranës ka konfirmuar të premten largimin e sulmuesit Baton Zabërgja, i cili do ta vazhdojë karrierën në kampionatin ukrainas.
Ndeshja e tij e fundit me Dinamon ishte ajo e së enjtes mbrëma ndaj Hajdukut të Splitit, ku skuadra kryeqytetase shkroi histori duke e eliminuar ekipin kroat me rezultat të përgjithshëm 4:3, në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Në një postim në rrjetet sociale, Dinamo City falënderoi 24-vjeçarin për kontributin e dhënë:
“Klubi blu dhe veçanërisht presidenti Adrian Bardhi e falënderojnë lojtarin për përkushtimin e jashtëzakonshëm profesional. I dha shumë Dinamos dhe mori po aq shumë prej saj. Suksese me skuadrën e re në Ukrainë! Do të mbetesh gjithmonë një dinamovit, dera për ty do të jetë gjithmonë e hapur.”
Gjatë periudhës me Dinamo Cityn, Zabërgja zhvilloi 81 ndeshje, duke shënuar 23 gola dhe duke dhënë 17 asistime. Ai më herët ka luajtur edhe për Gjilanin, Drenicën dhe Vushtrrinë.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit