Një dokumentar që sjell në dritë të vërtetën dhe dhimbjen e Kosovës gjatë luftës, përmes rrëfimit të mbijetares së dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi Goodman, është vlerësuar me çmimin “Motivues” nga juria prestigjioze e Japonisë.
Projekti, i realizuar këtë vit nga transmetuesi publik japonez NHK, në bashkëpunim me RTK-në dhe regjisorin e TV-së, Rilind Gërvalla, u përzgjodh mes më shumë se 200 konkurrentëve.
Vasfije Krasniqi, e cila ishte pjesë e dokumentarit, theksoi se kjo nuk është thjesht një çmim, por një dëshmi se e vërteta e Kosovës, dhimbja dhe qëndresa mund të prekin ndërgjegjen ndërkombëtare kur tregohen me sinqeritet dhe guxim.
“Është ndjenjë e veçantë kur e vërteta e dhimbjes sonë arrin të prekë zemrën e një vendi aq larg si Japonia. Për mua është nder që përvoja dhe fjala ime u bënë pjesë e këtij rrëfimi që sot inkurajon edhe të tjerët të flasin. Ky çmim i dedikohet çdo zëri të heshtur, çdo plage që ende nuk është shëruar. Jam thellësisht mirënjohëse për përkrahjen tuaj të palodhshme ndër vite. Faleminderit që nuk më keni lënë kurrë vetëm në këtë rrugëtim”, ka shkruar Vasfije Krasniqi Goodman në Facebook.

Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Kosova dhe Hungaria thellojnë bashkëpunimin në fushën e bibliotekave
Filharmonia e Kosovës shkëlqen në skenën e Krakovit
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit