Prishtinë, 1 shtator 2026 08:06
Aktivitetet e dyshuara të shërbimeve të huaja të inteligjencës, veçanërisht të strukturave të sigurisë së Serbisë, mbeten një nga sfidat me të cilat përballen institucionet e Kosovës.
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, thotë se institucionet vendore kanë krijuar kapacitete të rëndësishme kundërzbulimi dhe se, në raste të caktuara, kanë arritur të identifikojnë dhe ndërpresin veprimtari të dyshuara të aktorëve të huaj, shkruan Veritasinfo.
Sipas Shalës, rezultatet e kundërzbulimit nuk mund të maten vetëm përmes rasteve që bëhen publike, pasi një pjesë e konsiderueshme e operacioneve zhvillohet në mënyrë konfidenciale.
Një nga rastet më të fundit që ka nxjerrë në pah përballjen e institucioneve të Kosovës me dyshimet për veprimtari të spiunazhit është ai i Fatmir Shehollit. Ai u arrestua në tetor të vitit 2025 nën dyshimin për spiunazh, ndërsa më 25 gusht 2026, Prokuroria Speciale ngriti ndaj tij aktakuzë për veprat penale “spiunazh” dhe “shantazh”.
Sipas aktakuzës, Sheholli dyshohet se ishte rekrutuar nga Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA) dhe se kishte vepruar sipas udhëzimeve të zyrtarëve të këtij shërbimi. Prokuroria pretendon se ai kishte mbledhur dhe përcjellë informacione e dokumente lidhur me zhvillimet politike, situatën e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Kosovës.
Për Shalën, raste të tilla dëshmojnë se kundërzbulimi mbetet një komponent i rëndësishëm i sigurisë kombëtare dhe se institucionet duhet të vazhdojnë forcimin e kapaciteteve për identifikimin, përcjelljen dhe neutralizimin e kërcënimeve që vijnë nga aktorë të jashtëm.

Aktakuza: Serbia mobilizoi të gjitha forcat, s’i mjaftonte vetëm eliminimi i Adem Jasharit
Kurti në përvjetorin e vdekjes së Shën Nënës Tereza: Ajo u shndërrua në urë jo në mur
20 punëtorë të vdekur në punë më 2026, Azemi: Përgjegjësia kryesore mbi pronarët e kompanive
Raportohen katër raste të personave të zhdukur në Kosovë, dy të mitur
I dyshuari për spiunazh i ka kërkuar BIA-s që të përdorë “dajakun” për të siguruar votat për Vuçiqin
Katër dënime me nga 40 vite – Kush është Milorad Ulemek, famëkeqi “Legija” – i cili pas Jasharëve, i vrau të vetët
Policia e Kosovë sot mbush 27 vjet nga themelimi i saj
BE-ja e ashpërsoi qëndrimin ndaj Serbisë për varrimin e Mlladiçit