Prishtinë 31 gusht 2026 11:40
Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë betuar të hënën para ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.
Në këtë ceremoni morën pjesë vetëm 10 anëtarë të KQZ-së, përfshirë kryetarin Kreshnik Radoniqi.
Ceremonia u mbajt me fillim nga ora 11:00, në Zyrën e Presidentes së Kosovës.
Dy nga anëtarët e rinj, Hysen Durmishi dhe Violeta Salihu, vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa tri partitë tjera më të mëdha opozitare kanë vetëm nga një anëtar.
Nga Partia Demokratike e Kosovës është betuar Rashit Qalaj, nga Lidhja Demokratike Ilir Fetahu ndërsa nga Aleanca Muharrem Nitaj.
Delvir Tairi dhe Stefan Filipoviq janë anëtarët e rinj nga komunitetet joshumicë.
Në prill të këtij viti PDK-ja ka kërkuar nga u.d e presidentes Albulena Haxhiu, emërimin e anëtarit të dytë të kësaj partie në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Përmes një letre drejtuar Haxhiut, PDK-ja i është referuar nenit 139 të paragrafit 4 të Kushtetutës së Kosovës me anë të së cilës, ka thënë se PDK-së në këtë rast i takojnë dy anëtarë.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës e shpalli të papranueshme kërkesën e presidents së atëhershme Vjosa Osmani për sqarimin lidhur me çështjen e emërimit të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Osmani kishte kërkuar vlerësimin e “konfliktit në mes të kompetencave kushtetuese sipas nenit 113 (3) (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, përkatësisht në mes të parashtrueses së kërkesës dhe “grupeve parlamentare si trupa të Kuvendit të Republikës së Kosovës” në ndërlidhje me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
PDK-ja pastaj pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese me të cilin është deklaruar e papranueshme kërkesa për konflikt kompetencash ndërmjet Presidentes dhe grupeve parlamentare, ka kërkuar emërimin e anëtarit të dytë në KQZ, mirëpo kjo çështje nuk përfundoi në mandatin e Osmanit.

Milan Radoiçiq regjistroi pesë parcela toke pranë Novi Pazarit në emrin e tij, njërën prej të cilave e ndan me Sinisha Nedelkoviq
Aktakuza: Serbia mobilizoi të gjitha forcat, s’i mjaftonte vetëm eliminimi i Adem Jasharit
Kurti në përvjetorin e vdekjes së Shën Nënës Tereza: Ajo u shndërrua në urë jo në mur
20 punëtorë të vdekur në punë më 2026, Azemi: Përgjegjësia kryesore mbi pronarët e kompanive
Raportohen katër raste të personave të zhdukur në Kosovë, dy të mitur
I dyshuari për spiunazh i ka kërkuar BIA-s që të përdorë “dajakun” për të siguruar votat për Vuçiqin
Ditari i një fotografi të luftës” hapet ekspozitë në Prishtinë
Pas trajtimit jashtë vendit, ndërron jetë i lënduar në aksidentin në Loxhë
Policia e Kosovë sot mbush 27 vjet nga themelimi i saj