Mitrovicë, 30 gusht 2026 22:27
Pas 27 vitesh pritjeje, familjarët e 23 shqiptarëve të zhdukur gjatë luftës së Kosovës presin me ankth rezultatet e analizave të ADN-së, pas gjetjes së mbetjeve mortore në Kalludër të Vogël dhe Jabukë të Zubin Potokut.
Dyshohet se mbetjet mund t’u përkasin personave të zhdukur më 19 prill 1999, të njohur si “grupi i intelektualëve”. Zhvarrimet në këto lokacione përfunduan më 21 gusht.
Për familjet, kjo është një përzierje shprese dhe frike. Identifikimi përmes ADN-së mund t’u japë fund dekadave të pasigurisë dhe t’u mundësojë që më në fund t’i varrosin dhe nderojnë të afërmit e tyre.
Dyshimet për vendndodhjen e trupave ishin ngritur që në vitin 2003, kur një dëshmitar serb kishte dhënë informacione për vrasjen dhe varrosjen e 23 civilëve shqiptarë në zonën e Kalludrës së Vogël.
Tash, familjet presin përgjigjen përfundimtare, me shpresën se pas 27 vitesh do të mësojnë fatin e të afërmve të tyre.

Aksion kundër kontrabandës në veri: Sekuestrohen mallra mbi 200 mijë euro dhe 22 automjete
Pas më shumë se dy dekadash, rivarroset Liridona Deliu, që vdiq pa i mbushur dy vjet gjatë luftës
Gjini dorëzon kallëzim penal ndaj Daçiqit, kërkon ndalimin e hyrjes së tij në Kosovë
Millorad Gjokoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte në Kosovë
Egzon Shalti dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen e Auron Ferizit
Mbi 1.54 miliardë euro investime në bizneset e Kosovës gjatë vitit 2025
Lista Serbe në shërbim të Vuçiqit, Fetoshi: Presion ndaj votuesve dhe mobilizim elektoral në Kosovë
“Vatra” u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë “Koalicionin Shqiptar”
Aksion policor në veri të Kosovës, kontrolle në disa lokacione