Shqipëri, 31 korrik 2025
Egnatia dhe Dinamo kalojnë tutje në Ligën e Konferencës – Vllaznia eliminohet pas dramës në Islandë
Egnatia shënoi një kualifikim historik ndaj Dinamo Minsk, duke fituar me rezultat të përgjithshëm 3-0 dhe duke kaluar në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Aty do të përballet me Olimpija Ljubljanën e Sllovenisë, ku aktivizohet edhe Jurgen Çelhaka. Dueli i parë zhvillohet më 7 gusht në Ljubljana, ndërsa i kthimit në Rrogozhinë.

Ndërkohë, Dinamo u kualifikua pas barazimit 1-1 ndaj Atlètic Escaldes në “Elbasan Arena”, duke u mbështetur në fitoren 2-1 të ndeshjes së parë në Andorrë. Zabërgja shënoi golin e vetëm për blutë, ndërsa ndeshja u karakterizua nga kartonët e kuq dhe tensioni në fushë.

Në anën tjetër, Vllaznia u eliminua nga Vikingur pas vazhdimeve dramatike. Pavarësisht dy golave të realizuar nga Bekim Balaj nga penalltia, shkodranët u mundën 4-2 në Islandë, duke i dhënë fund aventurës evropiane.


Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit