Zveçan, 3 gusht 2026 16:22
Një shtëpi në pronësi të familjes Berisha është përfshirë nga zjarri në Zveçan, në orët e para të së hënës. Bëhet fjalë për familjen që ishte rikthyer për të jetuar në truallin e saj pas 27 vitesh.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Erduan Baliqi, ka konfirmuar për Veritasinfo se rasti është raportuar menjëherë pas mesnatës nga një qytetar.
“Policia e Kosovës ka pranuar informatë nga një qytetar se pas mesnatës një shtëpi është përfshirë nga flakët. Menjëherë, njësitë policore së bashku me ekipin e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa është arritur të lokalizohet zjarri. Në momentin e rënies së zjarrit, për fat të mirë familja nuk ka qenë duke banuar në shtëpi, kështu që nuk ka pasur pasoja në njerëz”, tha Baliqi.
Ai bëri të ditur se Policia e Kosovës, në bashkëpunim me ekspertët përkatës, ka nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit.
“Aktualisht jemi duke punuar me ekspertët për të zbardhur shkaqet e zjarrit. Për momentin nuk dihen arsyet e shpërthimit të tij”, deklaroi Baliqi.

Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021