Prishtinë, 30 korrik 2026 16:15
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave të dyshuar për përfshirje në një grup kriminal të organizuar, i cili sipas hetimeve kishte planifikuar vrasjen e rëndë të një personi dhe sulme ndaj bizneseve me armë zjarri dhe mjete shpërthyese.
Aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurve me inicialet A.H., D.R., D.M., F.Q., Sh.K. dhe R.B., të cilët ngarkohen me veprat penale të “Pjesëmarrjes ose organizimit të grupit kriminal të organizuar”, “Veprimeve përgatitore për vrasjen e rëndë”, “Mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Posedimit të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Sipas Prokurorisë Speciale, të akuzuarit, gjatë periudhës nga dhjetori i vitit 2024 deri në shkurt 2025, kanë vepruar si pjesë e një grupi kriminal të organizuar, duke planifikuar dhe ndërmarrë veprime konkrete për kryerjen e një vrasjeje të rëndë.
Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se grupi dyshohet se kishte planifikuar sulme me armë zjarri dhe mjete shpërthyese ndaj bizneseve të lidhura me personat e dëmtuar. Sipas aktakuzës, qëllimi i këtyre sulmeve ishte shkaktimi i dëmit material, frikësimi i viktimave dhe demonstrimi i fuqisë së grupit kriminal.
Prokuroria thekson se secili prej të akuzuarve kishte rol të caktuar në zbatimin e planit kriminal, por realizimi i tij u parandalua falë veprimeve hetimore të organeve të drejtësisë.
Në fund të njoftimit, Prokuroria Speciale rithekson përkushtimin e saj në luftimin e krimit të organizuar dhe në sjelljen para drejtësisë të personave të dyshuar për kryerjen e veprave të rënda penale.

Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Policia gjen armatim në shtëpinë ku u vra Arlinda Zekaj
Vritet një grua në Vitomiricë të Pejës, i dyshuar kunati i saj
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit