Prishtinë, 24 korrik 2026 11:02
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën nacionale Prishtinë–Pejë, në fshatin Vragoli.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti, e cila ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:00.
“Sot, më datën 24.07.2026, rreth orës 03:00 të mëngjesit, në rrugën nacionale Prishtinë–Pejë, në fshatin Vragoli, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ku një veturë me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar ka goditur një person, këmbësor të gjinisë mashkullore. Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante, duke përfshirë ato mjekësore, të cilat kanë konfirmuar vdekjen e viktimës”, tha ajo.
Mehmeti bëri të ditur se nga aksidenti kanë pësuar lëndime edhe drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer.
“Si pasojë e aksidentit, lëndime po ashtu kanë marrë i dyshuari, vozitësi i veturës, si dhe një pasagjer”, deklaroi zëdhënësja e Policisë.
Për rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa njësitet përkatëse policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
“Trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, ka bërë të ditur Mehmeti.

Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Policia gjen armatim në shtëpinë ku u vra Arlinda Zekaj
Vritet një grua në Vitomiricë të Pejës, i dyshuar kunati i saj
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit