27 korrik 2025
Kampionati Evropian i Futbollit për Femra, që po mbahet në Zvicër, po mbyllet sonte me finalen e madhe në Bazel. Në këtë përballje do të jenë dy superfuqi të futbollit evropian, Anglia dhe Spanja.
Kjo ndeshje pritet të sjellë një spektakël të vërtetë, pasi përballen kampionet në fuqi të Evropës me kampionet aktuale të botës. Pyetja që shtrohet është: a do ta mbrojë Anglia kurorën, apo Spanja do të ngrejë për herë të parë trofeun e madh evropian?
Finalja e këtij Evropiani është një përsëritje e finales së Kupës së Botës FIFA 2023, ku këto dy skuadra u takuan gjithashtu. Të dyja kanë treguar formë të shkëlqyer gjatë gjithë turneut, duke dëshmuar se janë më të mirat e kontinentit.
Pritet një ndeshje me intensitet të lartë dhe emocion deri në minutën e fundit. Dy stile të ndryshme loje, dy skuadra që synojnë vetëm fitoren dhe një trofe që i pret, gjithçka është gati për një natë magjike futbolli.
Finalja Angli–Spanjë fillon në orën 18:00 dhe pritet të ndiqet nga miliona tifozë anembanë botës.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit