Prishtinë, 27 korrik 2025
HNK Hajduk Split dhe FC Prishtina kanë arritur marrëveshje për transferimin e qendërmbrojtësit kosovar, Ron Raçi. 22-vjeçari ka nënshkruar kontratë afatgjatë me klubin kroat, e cila do të zgjasë deri në verën e vitit 2029.
Mbrojtësi shtatlartë do t’i bashkohet menjëherë stërvitjeve të ekipit të parë dhe do të mbajë fanellën me numrin 14 te skuadra e famshme nga Spliti.
Raçi pati një sezon të shkëlqyer me FC Prishtinën, ku u shndërrua në një nga lojtarët më të rëndësishëm të klubit. Në karrierën e tij si profesionist, ai ka zhvilluar mbi 40 ndeshje zyrtare, ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar një asistim.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit