Prishtinë, 14 qershor 2026 15:58
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak çasteve në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një përleshje mes familjarëve ka përfunduar me pasoja tragjike, raporton Sinjali.
Sipas informacioneve të para, konflikti ka eskaluar deri në përdorimin e mjeteve të mprehta, ku si pasojë ka mbetur i vdekur A.O., 27-vjeçar.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ekipi i hetimeve dhe forenzika, të cilët kanë nisur ekzaminimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Ende nuk dihen motivet që çuan në konfliktin mes familjarëve, ndërsa autoritetet janë duke mbledhur prova dhe dëshmi nga vendi i ngjarjes.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa hetimet po vazhdojnë për identifikimin e të gjithë personave të përfshirë dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.

Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Policia gjen armatim në shtëpinë ku u vra Arlinda Zekaj
Vritet një grua në Vitomiricë të Pejës, i dyshuar kunati i saj
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit