Prishtinë, 9 qershor 2026 22:00
Kombëtarja e Kosovës në futboll në kategorinë e vajzave ka shënuar fitore të thellë në kualifikimet për Kupën e Botës, duke e mposhtur Gjibraltarin me rezultat 8:0 në ndeshjen e fundit të Grupit C2.
Me këtë fitore, futbollistet e Kosovës kanë siguruar kalimin në “play off” për Botërorin 2027, si dhe kanë arritur avancimin në Ligën B për kampanjën e ardhshme.
Kosova e ka mbyllur ndeshjen me dominim të plotë, duke shënuar pesë gola në pjesën e parë dhe tre në pjesën e dytë.
Golashënueset për Kosovën ishin: Halilaj (3’), Memeti (7’, 21’), Biqkaj (14’), Misini (32’), Uka (68’), Smaili (76’) dhe Sinani (90+3’).
Pas kësaj fitore, Kosova gjendet gjendet në vendin e parë në Grupin C me pesëmbëdhjetë pikë, duke e lënë pas Kroacinë, e cila ka po aq pikë, por renditet e dyta për shkak të golaverazhit.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit