Prishtinë, 9 qershor 2026 14:32
Pesë persona janë arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “White Star”, i cili është zhvilluar të martën në disa rajone të Kosovës, nën drejtimin e Prokurorisë Speciale dhe me zbatim nga Policia e Kosovës. Të dyshuarit po hetohen për përfshirje në krim të organizuar, trafikim të narkotikëve dhe pastrim parash.
Aksioni policor është realizuar në disa lokacione në Prishtinë, Pejë, Prizren, Viti dhe Drenas, bazuar në urdhër të Gjykatës Themelore dhe nën monitorimin e Prokurorisë Speciale. Pas arrestimit, pesë të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit special.
Sipas autoriteteve, të arrestuarit dyshohen për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, si dhe për pastrim parash.
Gjatë kontrolleve të realizuara në kuadër të operacionit, janë sekuestruar prova dhe pasuri të konsiderueshme.
Në mesin e tyre janë gjashtë armë zjarri, pesë karikatorë, 239 fishekë, rreth 9.67 gramë kokainë, mbi 35 gramë fara të marihuanës, 25 telefona mobilë, 10 kompjuterë, 13 pajisje USB, një DVR, 16 ora dore, si dhe 7,595 euro para të gatshme. Po ashtu, autoritetet kanë konfiskuar 10 automjete dhe një motoçikletë.
Operacioni “White Star” është mbështetur nga EUROPOL-i, si dhe nga autoritetet ligjzbatuese të Belgjikës, Francës dhe Holandës. Përfaqësues të këtyre institucioneve, së bashku me prokurorin e rastit, kanë monitoruar nga afër zhvillimin e aksionit.
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë theksuar se mbeten të përkushtuara në luftimin e krimit të organizuar dhe forcimin e sundimit të ligjit, duke paralajmëruar vazhdimin e veprimeve të koordinuara për hetimin dhe ndjekjen e veprave penale në vend.

Vdekje e dyshimtë në Ferizaj, në trupin e viktimës kishte shenja dhune
Aksident fatal në Junik, humb jetën vozitësi i katërçikletës
Arrestohet një person në Prishtinë për kërcënim ndaj Kuvendit
Aksident tragjik në Malishevë, vdes një person pasi ra nga rimorkioja derisa ishte duke punuar
Pas trajtimit jashtë vendit, ndërron jetë i lënduar në aksidentin në Loxhë
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi e papranueshme
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it