Prishtinë, 9 qershor 2026 09:21
Një operacion i gjerë policor kundër krimit të organizuar, trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve dhe pastrimit të parave është duke u zhvilluar sot në disa lokacione të Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Sipas një njoftimi të përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, aksioni po realizohet në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe lidhet me hetimet për veprimtari të dyshuara kriminale që përfshijnë trafikimin ndërkombëtar të substancave narkotike, përcjell VeriasIno.
Autoritetet kanë bërë të ditur se operacioni po zhvillohet në kuadër të hetimeve për veprat penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”, si dhe “pastrimi i parave”.
Në këtë aksion, përveç institucioneve të Kosovës, po marrin pjesë edhe përfaqësues të EUROPOL-it, si dhe autoritete nga Belgjika, Franca dhe Holanda, duke dëshmuar bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër rrjeteve të krimit të organizuar.
komunë.

Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Policia gjen armatim në shtëpinë ku u vra Arlinda Zekaj
Vritet një grua në Vitomiricë të Pejës, i dyshuar kunati i saj
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit