25 korrik 2025
Fyerjet raciste, gjestet diskriminuese dhe sjelljet e papërshtatshme të tifozëve serbë gjatë ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Andorrës i kanë kushtuar shtrenjtë Federatës Serbe të Futbollit. Për këto shkelje, FIFA ka vendosur një sanksion të rëndë.
Sipas një njoftimi zyrtar, Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka gjobitur Federatën Serbe me 50 mijë franga zvicerane dhe ka urdhëruar mbylljen e 15% të tribunave pas portave (rreth 8,100 vende) për ndeshjen e ardhshme kualifikuese në shtëpi, më 9 shtator, kur në Beograd do të zbresë Anglia.
Federata Serbe ka reaguar menjëherë, duke u bërë thirrje tifozëve të shmangin incidentet.
“Jemi nën vëzhgim nga FIFA dhe UEFA. Ka zero tolerancë për sjellje të tilla. Çdo incident i ri mund të sjellë sanksione më të rënda dhe të çojë që ndeshja me Shqipërinë, më 11 tetor në Beograd, të luhet para tribunave bosh”, thuhet në deklaratën e federatës.
Nëse edhe në përballjen ndaj Anglisë përsëriten incidente të ngjashme, Serbia rrezikon dënime edhe më të ashpra, përfshirë mundësinë që ndeshja me Shqipërinë të zhvillohet pa praninë e publikut.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000