Prishtinë, 7 qershor 2026 09:55
Largimi tragjik nga jeta i Fatjon Bunjakut ka lënë në pikëllim të madh futbollin kosovar. Vetëm 22 vjeç, ai po ndërtonte karrierën e tij me hapa të sigurt, duke kaluar nëpër disa klube të njohura dhe duke përfaqësuar Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Bunjaku hapat e parë në futbollin profesionist i hodhi te Trepça, klub ku u formua si lojtar. Më pas provoi një aventurë edhe në Kroaci, te Zmaj Makarska, para se të rikthehej në Kosovë.
Gjatë karrierës së tij ai veshi fanellat e Phoenixit, Lirisë, Gjilanit dhe Malishevës, duke u shquar si një futbollist luftarak dhe me potencial të madh për të ardhmen.
Paraqitjet e mira i siguruan edhe ftesën nga Kombëtarja e Kosovës, ku ishte pjesë e grupmoshave U19 dhe U21, duke përfaqësuar me krenari ngjyrat e “Dardanëve” në ndeshjet ndërkombëtare.
Në verën e vitit 2025, ai hodhi një tjetër hap të rëndësishëm në karrierë, duke u transferuar te Elbasani në Shqipëri, me synimin për të vazhduar ngritjen e tij në futboll.
Por, ëndrra e një futbollisti që po ndërtonte të ardhmen e tij u ndërpre tragjikisht. Fatjon Bunjaku humbi jetën në moshën vetëm 22-vjeçare, duke lënë pas dhimbje të madhe te familja, miqtë, bashkëlojtarët dhe e gjithë bota e futbollit.
Një djalosh me ëndrra të mëdha, një futbollist që veshi me krenari fanellën e Kosovës dhe që do të kujtohet gjithmonë nga ata që e njohën.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit