Shkup, 24 korrik 2025
Kosova siguron medaljen e parë në EYOF Shkupi 2025.
Kosova ka arritur një tjetër sukses historik në arenën ndërkombëtare të sportit. Xhudistja Enise Zijade ka fituar medaljen e bronztë në Festivalin Evropian të Rinisë Olimpike (EYOF) Shkup 2025, duke i dhënë vendit tonë medaljen e parë në këtë edicion dhe të dytën në historinë e pjesëmarrjes së Kosovës në EYOF.
Kjo medalje ka një vlerë të veçantë, pasi është medalja e parë e fituar ndonjëherë në sportin e xhudos për EYOF, duke dëshmuar për rritjen e cilësisë dhe përgatitjeve të sportistëve të rinj kosovarë.
Enise Zijade, e cila garoi me shumë vendosmëri dhe përkushtim, tregoi nivel të lartë teknik dhe shpirt garues, duke e vendosur emrin e saj në listën e sportistëve premtues të Kosovës.
Komiteti Olimpik i Kosovës e ka cilësuar këtë arritje si një motiv shtesë për të rinjtë sportistë që ëndërrojnë të përfaqësojnë vendin në arenat më të mëdha sportive.


Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000