Prishtinë 30 Prill 2026 12:41
Në fshatin Meqë të Gjakovës, një person ka humbur jetën në vendin e punës.
Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se gjatë procesit të punës shoferi i një kamioni ka humbur kontrollin mbi mjetin, i cili ka rrëshqitur.
Si pasojë, një punëtor, i cili ndodhej në afërsi të mjetit, ka mbetur i bllokuar poshtë kamionit.
Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar menjëherë njësitë policore, zjarrfikësit dhe ekipi i emergjencës mjekësore.
Pavarësisht ndërhyrjes, mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi,
Policia ka bërë të ditur se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e plota të këtij rasti tragjik.

Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021