Prishtinë, 20 Korrik 2025
Kisha Ortodokse Autoqefale e Kosovës nderoi aktorin e njohur të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, Laert Vasili, me titullin e lartë kishtar “Kalorës i Shën Kostandin Dardanasit”, një vlerësim për kontributin e tij të shquar në art dhe kulturë, si dhe për mbështetje ndaj trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve
“Ndihem i privilegjuar dhe thellësisht i përulur të qëndroj sot para jush në këtë ditë të veçantë. Jemi mbledhur për të nderuar një shërbesëtar të veçantë të kishës sonë. Një kalorës shpirtëror, një misionar të palodhur, një vëlla që ka dhënë gjithçka në shërbim të Krishtit dhe popullit tonë, zotëri Laert Vasili. Sot në bekimin e lumturisë tuaj, shpallim zyrtarisht titullin Kalorës i Shën Konstadin Dardanasit. Ky nuk është vetëm një titull simbolik, është një dëshmi e shpirtit të tij të përkushtuar, punës së tij të heshtur por të ndritshme, është një përgjigje ndaj thirrjes së Zotit për të qenë dritë në errësirë, shpresë në dëshpërim dhe forcë në dobësi”, tha përfaqësuesi i Kishës, Alban Hoti.
Mitropolia e parë Ortodokse Shqiptare e Kosovës, në Kishën Katolike “Shën Antonio i Padovës”, është përuruar në Prishtinë më 20 prill, në ditën e Pashkëve, në një ceremoni inaugurimi të drejtuar nga kryepeshkopi i parë i Kosovës, Nikolla Xhufka. Sipas tij, hapja e Mitropolisë së parë Ortodokse Shqiptare të Kosovës, do të jetë rezultat i vetëdijesimit të komunitetit në Kosovë.
Përgjatë shërbesës së dhënies së titullit, kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Kosovës, Nikollë Xhufka bëri lutje për Kosovën.
“Kisha Ortodokse Autoqefale e Kosovës qëndron afër të gjithë njerëzve. Afër kryeministrit, afër politikanëve, afër shtetit por mbi të gjitha qëndron afër atdheut dhe lutemi si kishë që perëndia ta forcojë shtetin e Kosovës me besim dhe me kurajë. Të bekuar janë të gjithë ata që ndihmojnë në emrin e Zotit”.
Ceremonia e ndarjes së këtij titulli u mbajt në objektin e Kishës në Prishtinë, ku morën pjesë përfaqësues të Kishës Ortodokse Autoqefale të Kosovës dhe besimtarë ortodoksë.
Laert Vasili e pranoi këtë vlerësim me mirënjohje dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së identitetit kulturor dhe shpirtëror.
“Ky rrugëtim filloi para diku dy vitesh kur fortlumturia e tij atëherë me një guxim të jashtëzakonshëm rrezikoi jetën për hir të besimit të krishterë ortodoks shqiptar duke vazhduar udhën e imzot Fan Nolit për meshën në shqip dhe i cili u shugura mitropolit nga ungji i gjyshes sime, Jerotheo Andon Jahu. Ortodoksia shqiptare është një amanet i të pareve të mi për të mbajtur meshën në gjuhën tonë, në gjuhën shqipe. E unë pata fatin të shoqëroja atëherë fortlumturinë e tij në ditëlindjen e Gjergj Kastriotit këtu në Prishtinë dhe tani pas 15 muajsh gjendemi këtu, ku është themeluar tashmë kisha autoqefale e Kosovës dhe këtu gjej rastin të falënderoj Alban Hotin për gjithë mbështetjen me vetmohim që i ka dhënë fortlumturisë së tij, Nikollës së pare dhe bekimi i të pareve të mi nga Jerotheo Andon Jahu, i cili fjeti në malin e shenjtë në gjysmën e parë të shekullit të kaluar si ekzark patriarkal i Konstandinopojës dhe pastaj si murg i thjeshtë”, tha ai.
Shën Kostandini, shenjti mbrojtës i Dardanasisë, është një figurë e shenjtë për shqiptarët, dhe titulli i dhënë aktorit simbolizon lidhjen e ngushtë të artit dhe shpirtërisë.

Libri i poetit të njohur Agim Vinca do të promovohet në Mal të Zi
Korab Blakaj boton librin “Shqiptari përballë rrënimit”, një analizë e thellë mbi krizën shqiptare
Kosova në Bienalen e Venecias me “Hard Teeth”
Orkestra e Filharmonisë së Kosovës mbajti koncert me program të pasur
Baleti Kombëtar i Kosovës me “Carmina Burana” në Kolumbi
Kurti me mëngjes i jep përkrahje filmit: Sukses historik, “Dua” përfaqëson Kosovën në Kanë!
Mesi i muajit maj mund të sjell vendimin final për ish-krerët e UÇK-së
Haxhiu takon nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve
Dogana e Kosovës konfiskon mbi 122 mijë euro në veturën që e drejtonte shtetasi rumun
Zgjedhjet e reja, Haxhiu pret në një takim kryetarin e KQZ-së