Prishtinë 24 Prill 2026 09:39
Xhiroja e 30-të në Superligën e Kosovës premton spektakël dhe emocione, me disa ndeshje që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në renditjen finale të sezonit.
Fokusi kryesor i ditës së sotme është pa dyshim përballja mes Prishtinës dhe Gjilanit, që zhvillohet në mbrëmje në stadiumin Fadil Vokrri nga ora 20:20.
Dy skuadrat vijnë me objektiva të qarta dhe një rivalitet të fortë, ndërsa çdo pikë në këtë fazë të kampionatit ka peshë të madhe. Prishtina synon të rris diferencën e pikëve me Gjilanin, ndërsa gjilanasit duan t’ia rrëmbejnë pozitën e tretë.
Para këtij dueli, në program është edhe sfida mes Prishtina e Re dhe KF Drenica, një tjetër takim interesant që hap xhiron e sotme nga ora 15:00.
Të dyja skuadrat janë në kërkim të pikëve për objektivin e tyre të madh, mbijetesën, dhe pritet një ndeshje e luftuar deri në minutën e fundit.
Ndërkohë, e diela sjell një tjetër seri përballjesh të rëndësishme: Ballkani pret Ferizajn, Drita luan në shtëpi Llapit, ndërsa Dukagjini pret Malishevën. Të gjitha këto ndeshje zhvillohen në të njëjtën orë dhe mund të sjellin ndryshime të mëdha në tabelë.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit