Mitrovicë, 19 prill 2026 09:06
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar për një aksion të gjerë të Policisë së Kosovës, i zhvilluar mbrëmjen e kaluar në dhjetëra lokacione në Mitrovicë dhe Vushtrri.
Sipas Sveçlës, operacioni kishte për qëllim goditjen e veprimtarive të dyshimta që lidhen me organizimin e skemave piramidale dhe bixhozin e paligjshëm.
Nga ky aksion janë arrestuar gjithsej 26 persona, ndërsa janë sekuestruar rreth 150 mijë euro.
Në një postim në Facebook, Sveçla theksoi se ky operacion është pjesë e angazhimit të institucioneve për luftimin e kriminalitetit në të gjithë territorin e vendit.
“Përveç aksionit anti-drogë në Pejë, mbrëmë u zhvillua edhe një aksion tjetër i madh i Policisë së Kosovës në Mitrovicë dhe Vushtrri, me objekt veprimtari të dyshimta që lidhen me skemat piramidale dhe bixhozin e paligjshëm. Në këtë aksion u arrestuan 26 persona dhe u sekuestruan rreth 150 mijë euro”, ka shkruar ai.
Ai shtoi se institucionet mbeten të përkushtuara për rend dhe ligj, duke theksuar se lufta kundër kriminalitetit do të vazhdojë pa kompromis në çdo pjesë të vendit.

Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Policia gjen armatim në shtëpinë ku u vra Arlinda Zekaj
Vritet një grua në Vitomiricë të Pejës, i dyshuar kunati i saj
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit