Prishtinë, 15 prill 2026 19:43
Sipas raportimeve nga Seasiagoal, FIFA po konsideron një “play-off” emergjent ndër-konfederal në rast se Irani tërhiqet përfundimisht nga gara për shkak të tensioneve gjeopolitike.
Formati i përfolur përfshin një përballje mes dy kombëtareve nga UEFA dhe dy nga AFC për një vend të fundit të zbrazur, një skenar ky që ka rihapur shpresat për shumë përfaqësuese që mbetën jashtë fazës finale.
Për Kosovën, kjo shihet si mundësi e artë pas një rrugëtimi kualifikues sa dramatik, aq edhe krenar.
Ndonëse humbja kundër Turqisë e preu mundësinë për kualifikim direkt, “Dardanët” dëshmuan forcën e tyre duke mposhtur emra të mëdhenj si Suedia, Sllovakia dhe Sllovenia në ndeshje historike.
Ky rrugëtim i vështirë, i mbushur me fitore ndaj gjigantëve evropianë, e pozicionon Kosovën si një kandidate legjitime për të kërkuar këtë biletë të artë të minutës së fundit, duke shpresuar që suksesi në fushë të shpërblehet me një mundësi të dytë drejt SHBA, Meksikës dhe Kanadasë.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit