Prishtinë, 25 mars 2026 18:41
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka folur në konferencën për media para ndeshjes së të enjtes ndaj Sllovakisë.
Kosova do të synojë fitoren ndaj Sllovakisë në Bratislavë në kuadër të ‘play-off’-it kualifikues për Kupën e Botës 2026.
Para këtij takimi, Foda ka thënë se ekipi ka zhvilluar një stërvitje të mirë gjatë ditëve të fundit, ku ata janë përqendruar kryesisht tek ana taktike.
“Kemi bërë stërvitje të mirë në ditët e fundit, jemi përqendruar në anën taktike”.
“Tashmë po shikojmë për ndeshjen e nesërme dhe synojmë fitore ashtu siç kemi bërë ndaj Islandës në Spanjë dhe Suedisë e Sllovenisë si mysafir”, ka deklaruar Franco Foda fillimisht.
“Kur nënshkrova kontratën qëllimi ishte për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian, por skuadra bëri përparime sidomos këta muajt e fundit dhe tani jemi afër të arrijmë kualifikimin në Botëror”.
“Normalisht edhe atëherë kam qenë i vetëdijshëm që Kosova ka kualitet, janë bërë disa përmirësime dhe janë bashkangjitur futbollistët e rinj dhe tani po shikojmë përpara”, ka thënë tekniku gjerman në pyetjen e drejtuar nga gazetari i Telegrafit, Romak Zeqiri.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri