Skenderaj, 17 mars 2026 22:19
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte pranë xhamisë “Shaban Jashari” në Skenderaj, ku si pasojë ka humbur jetën një këmbësor.
Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, këmbësori është goditur nga një automjet, duke pësuar lëndime të rënda që rezultuan fatale. Në vendin e aksidentit kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës dhe ekipet emergjente, të cilat kanë ndërhyrë menjëherë për të menaxhuar situatën.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti, ka konfirmuar për Veritasinfo ngjarjen dhe ka shtuar se hetuesit policorë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura për të zbardhur shkaktarët e këtij aksidenti me fatalitet.
“Sonte, rreth orës 21:10, në rrugën “Azem Bejta” në Skenderaj, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë fataliteti.
Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën këmbësori, rreth 74-vjeçar.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Stacion Policor për procedura të mëtejme.
Njësitet relevante policore, përfshirë hetuesit e aksidenteve të trafikut, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti”, ka njoftuar Zahiti.

Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021