Milan, 14 Korrik 2025
Futbollisti i njohur kroat, Luka Modric, është zyrtarizuar si lojtar i ri i klubit italian AC Milan.
Tridhjetë e nëntë vjeçari ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me klubin nga Milano, me mundësi vazhdimi deri në vitin 2027.
Modric largohet nga Real Madrid pas plot trembëdhjetë viteve të kaluara te gjiganti spanjoll, ku ka fituar gjithçka. Me Real, ai ka zhvilluar 597 ndeshje dhe ka fituar njëzet e tetë trofe, përfshirë gjashtë Champions League dhe katër tituj kampioni në La Liga. Ndeshjen e tij të fundit me Real e luajti kundër Paris Saint-Germain, në humbjen 4-0 në Botërorin e Klubeve.
I njohur si një nga mesfushorët më të mirë në historinë e futbollit, Modric ka bërë histori edhe me kombëtaren kroate. Ai ka luajtur 188 ndeshje me Kroacinë dhe ka shënuar njëzet e tetë gola. Në vitin 2018, Modric e udhëhoqi Kroacinë në finalen e Kupës së Botës dhe fitoi çmimin e madh “Topi i Artë”, duke u shpallur futbollisti më i mirë në botë.
Te Milan, Modric do të mbajë fanellën me numrin 14, duke u bërë pjesë e një mesfushë ku tashmë luajnë edhe Youssouf Fofana, Yunus Musah, Ruben Loftus-Cheek dhe së fundi Samuele Ricci.
Milan sezonin e ri në Serie A do ta nisë më 23 gusht, kundër ekipit të sapopromovuar, Cremonese.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit