Prizren 16 mars 2026 15:43
Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një operacion në Prizren, në kuadër të hetimeve për veprën penale të fajdesë.Sipas njoftimit të Policisë, operacioni është realizuar ndaj pesë personave të dyshuar me inicialet B.K., GJ.K., E.K., E.K. dhe E.R.
Të dyshuarit dyshohet se kanë kryer veprat penale “Fajdeja”, “Privimi i kundërligjshëm i lirisë” dhe “Detyrimi”, duke e detyruar viktimën që në mënyrë të vazhdueshme të paguajë shuma të mëdha parash si interes për fajde, përmes presionit dhe dhunës.Sipas dyshimeve, në disa raste viktima është privuar edhe nga liria për ta detyruar të paguajë kamata të larta.
Sipas vlerësimeve fillestare, dëmi ndaj viktimës arrin rreth 700 mijë euro, ndërsa të dyshuarit dyshohet se kanë kërkuar edhe 450 mijë euro shtesë në emër të interesit.Gjatë operacionit janë kryer kontrolle në pesë lokacione në Prizren, ku është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim policor.
Me vendim të Prokurorisë Themelore në Prizren, personi i arrestuar është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021