14 Korrik 2025
Chelsea kampion i botës pas fitores bindëse 3-0 ndaj PSG-së
Chelsea ka triumfuar në finalen e Kupës së Botës për Klube, duke mposhtur Paris Saint-Germainin me rezultat të pastër 3-0.
‘Blutë e Londrës’ e nisën ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer, pa asnjë ndjenjë inferioriteti ndaj kampionit evropian. Skuadra e drejtuar nga Enzo Maresca kaloi në epërsi në minutën e 22-të, kur Cole Palmer realizoi një gol të bukur për rezultatin 1-0.
Vetëm tetë minuta më vonë, Palmer shënoi edhe golin e dytë, duke vulosur një pjesë të parë të dominuar nga Chelsea.
Megjithë epërsinë, londinezët nuk u ndalën. Ata vazhduan të kërkonin golin e tretë dhe ia dolën në minutat e fundit të pjesës së parë. Palmer, protagonist absolut i finales, asistoi me një pasim preciz sulmuesin Joao Pedro, i cili mposhti Donnarumman me klas për rezultatin përfundimtar 3-0.
Në pjesën e dytë, PSG mori më shumë kontroll në lojë, por pa arritur të krijojë ndonjë rast serioz për të rrezikuar portën e Chelsea-t. Blutë menaxhuan me maturi avantazhin dhe siguruan fitoren e madhe, duke u shpallur kampionë të botës për klube.

Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, mundësi historike për investime dhe zhvillim në Kosovë
Kosova fiton katër medalje në Botërorin e Muaythait
Kampioni bie në Drenas, Feronikeli ’74 merr fitoren e parë në kampionat
BILD raporton se Erblin Osmani ende nuk e ka zgjedhur Kosovën
Lutfi Dalipi, 20-vjeçari ylli shqiptar në Zvicër: Katër gola e shtatë asistime – e kontaktojnë edhe kombëtarja e Portugalisë
“Shkruhet historia”, Kosova merr flamurin e Lojërave Mesdhetare 2030
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it
Rama reagon pas vendimit në Hagë: `MARRE`
Albulena Haxhiu porosi familjes së Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit: Kosova është me ju
Specialja dënon Kadri Veselin me 18 vjet burgim