E plotësuar:
Policia e Kosovës, nëpërmjet zëdhënësit të saj, Avni Zahiti, ka konfirmuar incidentin.
“Rreth orës 21:04, Policia ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në rrugën “28 Nëntori”, në Skenderaj.
Sipas të dhënave fillestare, një person i moshës madhore ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja, ndërsa njësitet përkatëse policore janë duke zhvilluar hetime për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, është shprehur Zahiti për Veritasinfo.
Skenderaj, 9 mars 2026 22:05
Një incident me armë zjarri ka ndodhur sonte në rrugën “28 Nëntori” në qytetin e Skenderajt, ku, sipas informatave nga vendi i ngjarjes, është plagosur një person.
Ndihma e shpejtë e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare është dëgjuar tek shkon në vendin e ngjarjes, për t’i dhënë ndihmën e parë personit të plagosur.
Pas ndihmës së parë, ai është tranposrtuar në spitalin e Mitrovicës për trajtim të mëtejmë mjekësor.
Ndërkohë, Veritasinfo ka provuar të marrë në telefon Policinë e Kosovës, për këtë rast, mirëpo deri në momentin e raportimit, personi përgjegjës për komunikim me publikun nga Policia e Kosovës, nuk është përgjigjur në telefon.
Për momentin nuk dihen shkaqet që kanë cuar deri të incidenti.

Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021