Prishtinë 7 Mars 2026 10:22
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Vushtrri ka konfiskuar mbi 5 kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe një armë zjarri, ndërsa është arrestuar një person i mitur.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 6 marsit, kur hetuesit e Stacionit Policor në Vushtrri, gjatë trajtimit të një rasti të kanosjes dhe mbi bazën e informatave për posedim të narkotikëve, kanë kryer kontroll në një shtëpi në fshatin Sllatinë, me autorizim të prokurorit.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 5 kilogramë e 61.4 gram substancë e dyshuar marihuanë, si dhe një pistoletë me gjashtë fishekë.
I dyshuari i mitur është arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, është liruar në procedurë të rregullt.
Policia ka bërë të ditur se janë iniciuar rastet penale për “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve” si dhe për “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Hetimet e mëtejme për rastin po vazhdojnë nga njësia kompetente për hetimin e trafikimit të narkotikëve.

Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021