Prishtinë, 11 Korrik 2025
Malisheva ka debutuar me humbje në arenën evropiane, duke u mposhtur nga Vikingur Reykjavik në Prishtinë.
Skuadra mysafire triumfoi me rezultat të ngushtë 1-0 në “Fadil Vokrri”.
Ishte një sfidë e luftuar, por islandezët u treguan më konkretë në fund.
Golin e vetëm të takimit e realizoi Nikolaj Hansen në minutën 45+2.
Një moment pakujdesie në fundin e pjesës së parë vendosi fatin e ndeshjes.
Malisheva krijoi disa raste, por pa mundur të barazojë rezultatin.
Pavarësisht disfatës, gjithçka mbetet e hapur për takimin e kthimit.
Ndeshja vendimtare zhvillohet më 17 korrik në Reykjavik.
Malisheva synon përmbysjen dhe një kapitull të ri në Evropë.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit