Prishtinë. 10 Korrik 2025
Rritet numri i turistëve të huaj në Kosovë — kryesojnë vizitorët nga Shqipëria, Gjermania, Turqia dhe Zvicra
Numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën po rritet çdo vit. Sipas të dhënave të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), vetëm gjatë muajit maj të këtij viti, vendin e kanë vizituar 37,300 turistë të huaj — një rritje prej 19.3% krahasuar me majin e vitit të kaluar, kur u regjistruan 31,268 vizitorë të huaj.
Shtetet prej nga kanë ardhur më së shumti turistë janë: Shqipëria, Gjermania, Turqia dhe Zvicra.
Gjithsej, në muajin maj 2025 janë regjistruar 61,931 vizitorë në hotelet e Kosovës, nga të cilët 39.7% ishin vendas dhe 60.2% të huaj. Kjo paraqet një rritje prej 20.1% të numrit të përgjithshëm të vizitorëve krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2024, kur u regjistruan 51,568 vizitorë.
Edhe numri i net-qëndrimeve është rritur, duke arritur në 144,265 gjatë majit, ku 50.1% ishin nga turistët vendas dhe 49.8% nga të huajt. Rajoni i Pejës prin për nga numri i vizitorëve të brendshëm në hotele, me gjithsej 8,451 vizitorë dhe 31,137 net-qëndrime.

Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Kosova dhe Hungaria thellojnë bashkëpunimin në fushën e bibliotekave
Filharmonia e Kosovës shkëlqen në skenën e Krakovit
Kosova në garë për “Oscar”-ët evropianë me “Dua” dhe “Shame and Money”
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit