USA, 9 Korrik 2025
Paris Saint-Germain e shkatërroi Real Madridin me rezultat të thellë 4-0 në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube. Fabian Ruiz hapi serinë e golave në minutën e 6-të, ndërsa vetëm pas tre minutash Dembélé dyfishoi epërsinë. Goli i tretë erdhi sërish nga Fabian Ruiz në minutën e 24-t.
Real Madridi nuk arriti të reagojë përballë presionit të vazhdueshëm të PSG-së. Në minutën e 88-të, Gonçalo Ramos shënoi golin e katërt pas asistit nga Barcola. Mbretërit e Evropës u dukën të dorëzuar që në pjesën e parë dhe nuk rrezikuan seriozisht asnjëherë.
Statistikat tregojnë dominim total të PSG-së me 62% posedim të topit dhe 15 goditje, prej të cilave 7 në portë. Reali pati vetëm 8 tentativa, me 2 goditje në kuadrat. PSG siguron finalen, ndërsa Real Madrid largohet me një nga humbjet më të thella në vitet e fundit.
Finalja e Kupës së Botës për Klube 2025 mes Chelsea dhe PSG do të zhvillohet më të dielën, më 13 korrik 2025, në MetLife Stadium, New Jersey, SHBA.
PSG vjen pas fitores 4-0 ndaj Real Madridit, ndërsa Chelsea eliminoi Fluminense-n me rezultat 2-0.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit