8 Korrik 2025
Kampionati Evropian në lojërat elektronike “Counter Strike 2” dhe “Dota 2” do të mbahet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, me pjesëmarrjen e 25 shteteve – por pa Serbinë.
Kryetari i Federatës së Esports të Kosovës, Altin Preniqi, e cilësoi organizimin e këtij eventi si një moment historik për Kosovën.
“Gjatë pesë ditëve, Kosova do të jetë nikoqire e Esports-it. Ky është një moment historik për vendin tonë dhe një mundësi për të treguar vlerat tona. Në këtë ngjarje po marrin pjesë 25 shtete”, tha Preniqi në një konferencë për media të martën.
Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Daulina Osmani, deklaroi se Kosova ka garantuar një ambient të barabartë dhe të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit.
“Prej 25 shteteve, sot kemi vetëm 24 për shkak të tërheqjes së Serbisë në momentin e fundit. Kosova ka garantuar një hapësirë të barabartë dhe të sigurt për të gjithë. Është për të ardhur keq që institucionet e Serbisë nuk po i lejojnë sportistët të marrin pjesë. Kjo ishte një vendim politik i shtetit serb,” tha Osmani.
Në konferencë folën edhe kryetari i Federatës Evropiane të Esports (EEF) Karol Cagan, sekretari i përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Esports (IESF) Boban Totovski, si dhe pjesëtari i ekipit të Kosovës, Fljatron Haljimi.
Kampionati Evropian fillon të mërkurën dhe përfundon të dielën. Ceremonia e hapjes do të mbahet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00.
Ky event është gjithashtu garë kualifikuese për Kampionatin Botëror që do të mbahet në vitin 2026.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit