Priština, 31. januar 2026 12:03
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e sotme nuk ka miratuar shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve për Listën Serbe. Vendimi erdhi pasi dy anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje votuan kundër, raporton Ekonomia Online.
Ndërkohë, rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit janë shpallur për katër parti të tjera.
Anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, para se të hidhej në votim shpallja e rezultateve tha se voton kundër.
“Unë deklarohem që votoj kundër Listës Serbe dhe kandidatëve veç e veç. Besoj që e bën edhe kolegu im”, tha Kurteshi.
Edhe anëtarët e PDK-së në KQZ tha se abstenojnë
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, pas deklarimeve të tyre tha se duhet të ndahet nga ky votim Lista Srpska, si dhe KDTP, për të cilën u ankuan se nuk e ka respektuar kuotën gjinore.
Anëtarët votuan për shpalljen e rezultateve për të gjithë subjektet tjera përveç Listës Serbe dhe KDTP-së.
Ndërkaq, Radoniqi hodhi në votim edhe Listën Srpska, ku morti tri vota për, dy kundër.
“Tri vota për, dy kundër, tjerat abstenime. M’falni, po s’ka kuptim kjo punë”, tha kryesuesi.
Ndërsa, për shpalljen e rezultatit për KDTP-në votuan pro nëntë anëtarë.
Radoniqi bëri me dije se subjektet dhe kandidatët e pakënaqur lidhur me shpalljen e rezultatit kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve në PZAP, nga ora 11:00 sot deri më 11:00 të hënën.
Ai tha se nëse palët planifikojnë ta dorëzojnë ankesën përmes postës duhet ta njoftojnë KQZ-në.

Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Intervistohen 14 persona në Kllokot për dyshim për falsifikim të votave
Parashikimi i motit për sot, pritet edhe borë në disa zona
Banka Botërore parashikon rritje ekonomike prej 3.7 për qind në Kosovë
Sonte gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kampionëve, Atletico Madrid – Arsenal
Trump hedh poshtë propozimin iranian: Nuk do ta heqim bllokadën detare pa marrëveshje bërthamore