Prishtinë 8 Korrik 2025
UNESCO ka shtuar 33 vende të reja në Listën e Trashëgimisë Botërore – nga observatori diellor prehistorik në Peru tek artefaktet në gurë që datojnë 7 mijë vite më parë në Arabinë Saudite.
Këtë vit janë shtuar një numër më i lartë vendesh pasi komiteti nuk arriti të takohej vitin e shkuar për shkak të pandemisë. Pasi kanë rishikuar një listë të gjatë vendesh kandidate të dy viteve të fundit, Komiteti i Trashëgimisë Botërore u takua në Kinë për të votuar vendet e reja që do i shtoheshin listës.
Pjesa më e madhe e tyre ndodhet në Europë, përfshi Portikun e Bolonjas në Itali, qytetet e banjave termike apo pyjet tropikale dhe ligatinat në Gjeorgji.
Njohja nga organizata shkencore dhe kulturore e OKB përkthehet si një vlerësim me përmasa universale të një vendi.
“Trashëgimia” kategorizohet në tre mënyra të ndryshme: e një rëndësie kulturore, mjedisore ose një kombinim i të dyjave.
Njohur ndryshe edhe si “efekti UNESCO”, shumë vende, pasi janë bërë pjesë e listës, kanë parë një rritje të madhe të numrit të turistëve.
Më poshtë, disa prej vendeve në Europë që u shtuan në Listën e Trashëgimisë Botërore
- Nisë, Qyteti i Resortit Dimëror të Rivierës, Francë
- Afresket e shekullit të XIV të Padovës, Itali
- Tuma Arslantepe, Turqi
- Paseo del Prado dhe Buen Retiro, peizazh i Arteve dhe Shkencave, Spanjë
- Peizazhi nga minierat Rosia Montana, Rumani
- Peizazhi i Uellsit veriperëndimor, Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut
- Fari Corduan, Francë
- Kolonitë e Bamirësisë, Belgjikë, Holandë
- Mathildenhöhe Darmstadt, Gjermani
- Punimet e Joze Plecnik në Ljubjanë – Slloveni
- Portiku i Bolonjas – Itali
- Qytetet e banjave termike në Austri, Belgjikë, Çeki, Francë, Gjermani, Itali, Mbretëri e Bashkuar
- Pyjet Tropikale dhe Ligatinat, Gjeorgji
- Qytetet e njohura si “ShUM” – Speyer, Ëorms dhe Mainz – Gjermani
- Petroglifet e liqenit Onega dhe deti i Bardhë, Federata ruse
- Kufijtë e Perandorisë Romake – Gjermani, Holandë

Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Kosova dhe Hungaria thellojnë bashkëpunimin në fushën e bibliotekave
Filharmonia e Kosovës shkëlqen në skenën e Krakovit
Kosova në garë për “Oscar”-ët evropianë me “Dua” dhe “Shame and Money”
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit