Prishtinë 23 janar 2026 08:53
Hetimet për dyshimet e manipulimeve në procesin e votimit kanë hyrë në fazën më serioze, pasi që së shpejti pritet të nisë një operacion i gjerë intervistimesh ndaj personave të dyshuar për keqpërdorime gjatë numërimit të votave.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se intervistimet do të zhvillohen në tri stacione policore, përkatësisht në “ALFA”, Lubizhdë dhe Suharekë, ku ekipet e hetuesve janë shpërndarë sipas planit operativ.
Sipas informacioneve, shumica e të ftuarve janë paraparë të paraqiten në orën 08:00, ndërsa një pjesë tjetër do të intervistohet në orën 10:00, në varësi të ndarjes së rasteve dhe përfshirjes së tyre në proces.
Burimet thonë se disa prej të dyshuarve tashmë kanë angazhuar edhe mbrojtës, ndërsa hetuesit do t’i ballafaqojnë me prova dhe materiale që dyshohet se dokumentojnë manipulimet, përfshirë edhe elemente të procesit të rinumërimit.
Hetimet lidhen me dyshimet për një skemë të keqpërdorimeve në numërimin e votave, ku është ngritur dyshimi se mijëra vota janë transferuar nga një kandidat për deputet te një tjetër, dukuri që ka shkaktuar reagime gjithandej dhe dyshime se ndërhyrjet kanë qenë të orkestruara.
Në këtë fazë të zhvillimeve, burimet paralajmërojnë se nuk përjashtohet mundësia që disa persona të ndalohen për 48 orë, nëse gjatë intervistimit rezulton se ekzistojnë dyshime të bazuara për përfshirje të drejtpërdrejtë në keqpërdorime.
Sinjali do t’ju mbajë të informuar me detaje të reja nga ky operacion dhe zhvillimet e ditës.

Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Intervistohen 14 persona në Kllokot për dyshim për falsifikim të votave
Parashikimi i motit për sot, pritet edhe borë në disa zona
Banka Botërore parashikon rritje ekonomike prej 3.7 për qind në Kosovë
Sonte gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kampionëve, Atletico Madrid – Arsenal
Trump hedh poshtë propozimin iranian: Nuk do ta heqim bllokadën detare pa marrëveshje bërthamore