Prishtinë, 20 janar 2026 07:05
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marr vendim që të shkohet në rinumërim të plotë të votave për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Vendimi është marrë në mbledhjen e mbajtur të hënën pas evidentimit të gjetura nga rinumërimi i plotë në 10 komuna dhe disa vendvotime në 28 të tjera.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka thënë se ky institucion mbetët i përkushtuar për ruajtje të integritetit të votës dhe transparencës.
Radoniqi tha se vendimi për rinumërim të votave është nisur pikërisht nga KQZ.
Ai ka thënë se rezultatet e subjekteve politike janë numëruar dhe paraqitur saktë, por jo edhe të kandidatëve për deputetë.
Radoniqi ka thënë dallimi më i madh vërehet në Komunën e Prizrenit.
Ai tha se në mbledhje e mbajtur me Këshilli për Operacione kanë marrë dy propozime.
Dërgimin në rinumërim të plotë edhe në 28 komuna tjera dhe shkarkimin e Komisionit Komunal në Prizren.
“Gjetjet nga procesi i rinumërimit do t’i adresojmë në Prokurori”, tha ai.
Propozimet nga raporti u mbështetën me shumicë nga anëtarët e KQZ-së.
KQZ kishe vendosur ditë më parë që 10 komuna të shkojnë në rinumërim të plotë, ndërsa në 28 në disa vendvotime.

Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Intervistohen 14 persona në Kllokot për dyshim për falsifikim të votave
Parashikimi i motit për sot, pritet edhe borë në disa zona
Banka Botërore parashikon rritje ekonomike prej 3.7 për qind në Kosovë
Sonte gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kampionëve, Atletico Madrid – Arsenal
Trump hedh poshtë propozimin iranian: Nuk do ta heqim bllokadën detare pa marrëveshje bërthamore