Prishtinë, 18 janar 2026 18:17
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka njoftuar se ka lëshuar autorizim për Policinë e Kosovës që të identifikojë personat përgjegjës lidhur me manipulimin e numërimit të votave për kandidatët për deputetët në këtë komunë.
Ai për teve1.info ka thënë se janë evidentuar keqpërdorime.
Ai ka thënë se personat përgjegjës për këto veprime do të mbajnë përgjegjësi penale.
“Çdo person që ka vendosur nënshkrimin e tij duke falsifikuar rezultatet zgjedhore dhe duke ndryshuar vullnetin e qytetarit, nuk duhet të qëndroj i qetë, do të mbajë përgjegjësi të plotë penale. Manipulimi i votës dhe falsifikimi i dokumenteve zgjedhore janë krim dhe do të ndëshkohen pa kompromis”, ka thënë Kryeziu.
Nga rinumërimi i votave në disa komuna, në Prizren është evidentuar numër i shperputhjeve të votave nga numërimi i parë për disa kandidat për deputetë.
Nga rinumërimi i deritashëm, kandidatit të PDK-së, Fetah Paçarizi ka – 5,898 vota.

Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qershorit
Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit